12.10.2020

Projektligji që mundëson tërheqjen e 10%-shit kaloi në lexim të parë

Sot, më 12 tetor, Kuvendi e miratoi në parim, në lexim të parë, ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, ku përfshihet edhe ndryshimi ligjor që mundëson tërheqjen e 10% të bilancit nga Trusti. Kuptohet, sipas procedurave legjislative, Kuvendi do të duhet miratojë këtë projekligj edhe në leximin e dytë.

Pas leximit të dytë, i njëjti ligj do të duhet të dekretohet nga Presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, dhe më pas publikohet në Fletoren Zyrtare, ai hynë në fuqi. Atëherë Trusti do t’i bëj të ditura të gjitha detajet e aplikimit për tërheqjen e 10%-shit.