01.07.2015

Vendimet e Bordit Drejtues mbi investimet

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur më 13 qershor 2015 mori vendim të vazhdoj të mbajë të njëjtë strategjinë e investimeve, dhe në kuadër të kësaj strategjie vendosi të tërheq gjithë investimin nga fondi investues i Alceda – ACRP7 prej rreth 30 milionë eurosh.

Po në këtë mbledhje Bordi vendosi të konkurrojë në ankandin e bonove të emetuara nga Qeveria e Kosovës me vlerë 10 milionë euro dhe afat maturimi 2 vjeçar.