23.02.2018

Kumtesë për medie e Komisionit të Investimeve

Komisioni për Investime i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës më 22 shkurt 2018 mbajti takim të jashtëzakonshëm për të vlerësuar zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimin e tyre në invstimet e FKPK-së.

Që nga takimi i jashtëzakonshëm i Bordit Drejtues, i mbajtur më 13 shkurt 2018, kishte pasur përmirësim në tregje dhe çmimi i njësisë së FKPK-së ishte rritur për 2.0% gjatë kësaj periudhe.

U vlerësua se pritshmëritë për rritje të inflacionit në SHBA tashmë janë inkorporuar në çmimet e aksioneve atje, dhe se indikatorët fundamental makroekonomikë vazhdojnë të jenë pozitivë për shumicën e shteteve. Edhe pse gjatë këtij viti do të ketë rritje të luhatshmërisë në tregje, Komisioni gjykoi se portofoli i FKPK-së vazhdon të jetë mirë i strukturuar dhe i pozicionuar.

Anëtarët e Komisionit u pajtuan që të gjitha çështjet do të trajtohen sërish në mbledhjen e rregullt të Komisionit të muajit mars, në ndërkohë që Njësia për Investime dhe Risk do të vazhdojë të përcjellë së afërmi zhvillimet në tregje.

Prishtinë, 23 shkurt 2018