15.11.2018

Emërohen pesë anëtarë të Bordit Drejtues

15 nëntor 2018 – Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur më 2 nëntor 2018, ka emëruar pesë anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Nga këto pozita katër ishin profesionale dhe një pozitë ishte për përfaqësimin dhe këshillimin e të punësuarve. Mandati i të emëruarve është 4-vjeçar me mundësi rizgjedhjeje, duke filluar nga 1 dhjetori 2018.

Në pozitën e Kryesuesit të Bordit është emëruar z. Ruzhdi Morina, që njëkohësisht është anëtar profesional në Bord. Për tri pozitat e tjera profesionale Kuvendi i ka emëruar: z. Frederick Artesani, z. Behxhet Haliti dhe z. Driton Qehaja. Kurse në pozitën e përfaqësimit dhe këshillimit të të punësuarve është emëruar z. Ymer Ymeri.