04.12.2015

Kuvendi emëron 5 anëtarë të Bordit

Në mbledhjen e mbajtur më 30 nëntor 2015, Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka emëruar pesë anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së me mandat tre-vjeçar. Kuvendi në këtë mbledhje vendosi që Kryesues i Bordit të jetë z. Ymer Havolli, dhe anëtarë profesionistë të jenë z. Behxhet Haliti, z. Frederick Artesani, z. Joly Dixon, kurse anëtar përfaqësues i punëmarrësve u emërua z. Ruzhdi Morina.