05.06.2020

Kuvendi i miratoi tarifat menaxhuese për 2020

Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka miratuar më 4 qershor 2020 tarifat menaxhuese të ndryshuara për pjesën tjetër të vitit 2020. Tarifat e miratuara, siç janë propozuar nga Bordi Drejtues i FKPK-së, u ulën nga 0.370% në 0.330% për aktivitetet investuese dhe nga 0.069% në 0.065% për aktivitetet operacionale. Kujtojmë se FKPK-ja operon me normat më të ulëta të tarifave në rajon dhe më gjerë. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga data 5 qershor 2020.