25.02.2016

Kuvendi miratoi tarifat për 2016

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e 19 shkurtit i ka miratuar tarifat menaxhuese të propozuara nga Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016. Tarifat e miratuara, nga kjo datë, do të jenë:  0.082% për operacionet dhe 0.398% për investimet, që në total i bie se tarifat do të jenë 0.48%. Kështu tarifat janë ulur nga 0.483% që ishin në total për vitin 2015.

Vlen të përmendet se FKPK-ja ngarkon tarifa shumë më të ulëta të menaxhimit sesa fondet e ngjashme në rajon dhe në gjitha vendet anëtare të OECD-së. Kjo ndodh për shkak se FKPK-ja është institucion që nuk ngarkon tarifa për të krijuar fitim, sikurse ndodhë në fondet e ngjashme private, por ngarkon tarifa vetëm për koston e investimit të mjeteve dhe për aktivitetin ditor të institucionit (operacionet).